Drama “Dashnori” u prezantua në Kërçovë Drama “Dashnori” u prezantua në Kërçovë
Mbrëmë në Kërçovë në kornizat e manifestimit “Vala e ngrohtë kulturore 2016”, e cila është financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë,... Drama “Dashnori” u prezantua në Kërçovë

Mbrëmë në Kërçovë në kornizat e manifestimit “Vala e ngrohtë kulturore 2016”, e cila është financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, adhuruesit e artit teatror kishin mundësi ta ndjekin shfaqjen teatrore “Dashnori” nga Harold Pinter në regji të Besfort Idrizit dhe në performancë të teatrit shqiptar nga Shkupi.

Kjo ishte një shfaqje e cila është shkruar në vitin 1962 në të cilën prezantohet kontrasti mes marrëdhënieve borgjeze familjare. Pinter e çon publikun të besojë se ekzistojnë tre personazhe nga drama: burri, gruaja dhe dashnori. Por, zbulohet se dashnori i cili vjen në orët e pasdites është vetë burri, i cili e luan rolin e dashnorit.

Shfaqja merret me dëshirën për arratisje nga realiteti dhe pamundësia ajo të bëhet në tjetër mënyrë përveç duke luajtur role tjera. Dashnori është shfaqje kamertale e fokusuar në lojën e aktorëve dhe gjendjen e aktorëve të cilët ai i interpreton.

Drejtori i dramës shqiptare nga Shkupi, Adem Karaga shprehu kënaqësi nga shfaqja për të cilën tha: se, është në kornizat e projektit për shfaqje verore ku kemi pasur shfaqje të suksesshme pas Shkupit edhe në Strugë dhe normalisht edhe mbrëmë në Kërçovë.
Shpresoj tha Karaga, se ai publik që ishte i pranishëm mbrëmë mbeti i kënaqur, dhe unë sinqerisht shpresoj se edhe në të ardhmen ne si teatër do të kemi edhe shfaqje tjera në Kërçovë.

Salla në Kërçovë edhe pse nuk ishte e mbushur deri në vendin e fundit megjithatë po ai publik, që ishte i pranishëm, aktorët Fisnik Zeqirin dhe Amernis Jovanovska Nokshiqin në fund të shfaqjes me kënaqësi të dukshme i shpërbleu me duartrokitje të gjatë.