Drejtori i ATK-së takon përfaqësuesit e USAID-it për qeverisje ekonomike në Kosovë, flasin për reformat në ATK Drejtori i ATK-së takon përfaqësuesit e USAID-it për qeverisje ekonomike në Kosovë, flasin për reformat në ATK
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e programit të USAID për qeverisje ekonomike në... Drejtori i ATK-së takon përfaqësuesit e USAID-it për qeverisje ekonomike në Kosovë, flasin për reformat në ATK

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e programit të USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë, ku është diskutuar për prioritetet lidhur më reformat në ATK dhe për mundësinë e mbështetjes në të ardhmen në realizimin e këtyre reformave.

Sipas njoftimit për media, drejtori Murtezaj njoftoj të pranishmit me progresin e arritur dhe për prioritetet që ka ATK, për të arritur objektivat e saj strategjike.

Në njoftim thuhet se Murtezaj ka vlerësuar lartë ndihmën që ka dhënë USAID në të gjitha fazat e zhvillimit të saj deri më tani, duke potencuar nevojën mbështetjen edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Terry Slyëka drejtor i programit, vlerësoj të arriturat e ATK-së dhe njeherit ofroj mbështetjen e tij dhe të ekipit të tij për përkrahjen e ATK-së në fushat me prioritet.
Ndër të tjera, sipas njoftimit Administrata Tatimore e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e përkrahur nga miqtë e saj, në këtë drejtim USAID ka dhënë një kontribut të madh në modernizimin dhe avancimin e proceseve të punës në ATK.