Lajme të mira vijnë për tifozët e Dritës “Intelektualët” pasi skuadra e tyre e zemrës ka filluar konsolidimin dhe shumë shpejt pritet ti zgjedhë...

Lajme të mira vijnë për tifozët e Dritës “Intelektualët” pasi skuadra e tyre e zemrës ka filluar konsolidimin dhe shumë shpejt pritet ti zgjedhë organet e saj drejtuese, duke filluar kështu punën për sezonin e ri.

Burime brenda klubit i kanë njoftuar Gazetës Sheshi se në klubin bardhekaltër do afrohen dy afaristë shumë të suksesshëm në botën e biznesit, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në skuadrën e Dritës.

Madje në llogarinë zyrtare të Dritës është shkruar edhe fraza shumë shpresëdhënëse për tifozët e tyre: “Drita po shndërritë”, që nënkupton për risi tek finalistët e kupës së edicionit të shkuar.

Në rast se do arrihet kjo marrëveshje ndërmjet dy palëve padyshim se skuadra gjilanase do krijojë një stabilitet financiar dhe padyshim një skuadër cilësore që mund të ketë edhe fjalën kryesore në kampionat, pasi që merkatoja e verës veçse ka filluar. /Gazeta Sheshi/