Dua Lipa del hapur pro abortit Dua Lipa del hapur pro abortit
Dua Lipa u shpreh publikisht kundër ilegalizimit të abortit, që u firmos sot nga guvernatori i Alabama-s Kay Ivey. Në vazhdën e protestave të... Dua Lipa del hapur pro abortit

Dua Lipa u shpreh publikisht kundër ilegalizimit të abortit, që u firmos sot nga guvernatori i Alabama-s Kay Ivey.

Në vazhdën e protestave të shumta kundër heqjes së lirisë së grave për të abortuar, këngëtarja postoi në Instagram një imazh të posterit: “Mbajeni abortin të ligjshëm”, ndërsa komentoi gjatë për çështjen duke e quajtur një dhunim të të drejtave të gruas.

“Jo se është trupi yt. Jo se është zgjedhja jote. S’ka nevojë për asnjë lloj justifikimi. Asnjë burrë nuk duhet të ketë të drejtë të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për trupin e gruas.

Si është e mundur që aborti ndalohet përpara armëve? Të drejtat tona duhen dëgjuar. Dhe ne kemi të drejtën për t’u revoltuar. Keni gjithë mbështetjen time nga ana tjetër e oqeanit. Solidarizohem me motrat e mia.”