Dy futbollistët brazilian i bashkohen skuadres së Shkëndisë Dy futbollistët brazilian i bashkohen skuadres së Shkëndisë
Shkëndija tani më me formacion të kompletuar po zhvillon seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve dimërore. Dy futbollistët brazilian Stenio Zhunior dhe Viktor Nildo... Dy futbollistët brazilian i bashkohen skuadres së Shkëndisë

Shkëndija tani më me formacion të kompletuar po zhvillon seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve dimërore.

Dy futbollistët brazilian Stenio Zhunior dhe Viktor Nildo Juffo me vonesë tre ditore bashkohen me skuadrën, pasi moti i keq ndikoi edhe në transportin ajror.

Juffo dy ditë qëndroi i bllokuar në Stamboll të Turqisë për shkak të anulimit të fluturimeve drejt Shkupit, ndërsa u desh të ndryshojë destinacionin përfundimtar të fluturimit duke ateruar në Tiranë. Në kryeqendrën shqiptare arriti edhe Zhunior, kështu që dy futbollistët të martën udhëtuan drejt Tetovës, ndërsa prej sot u bashkuan me ekipin në seancat stërvitore.

Të dy kishin takimin e parë me shefin e ri të stafit teknik, Tomas Brdariç, i cili i njoftoi brazilianët për planet në fazën përgatitore dhe atë që duhet punuar në vazhdim. Për të dy futbollistët brazilianë problem disa ditë do të jetë përshtatja me temperaturat e ulta, pasi pësojnë ndryshim të madh duke ardhur tekstualisht nga ‘plazhi’ në ‘borë’.