E bija e Enver Malokut: Kosova po bëhet, por larg ëndrrave të babait tim E bija e Enver Malokut: Kosova po bëhet, por larg ëndrrave të babait tim
Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar akademi përkujtimore në nder të veprës së tij. Anëtarë të... E bija e Enver Malokut: Kosova po bëhet, por larg ëndrrave të babait tim

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar akademi përkujtimore në nder të veprës së tij.

Anëtarë të kësaj partie kanë kujtuar ditën e vrasjes së veprimtarit, duke e quajtur atë si heshtje të gazetarisë.

Ende e ka të freskët, kohën kur ia vranë babanë para syve të saj dhe vëllezërve. E sot, Doruntinë Maloku, e bija e Enver Malokut, pas 20 viteve të vrasjes së tij, e kujton me mall, duke kërkuar drejtësi për babanë e saj.

Maloku: Kosova po bëhet, por larg ëndrrave të babait tim

“ Sot 20 vjet kur është vrarë babai në sytë tanë, Albanoni ishte 10 vjeçar, sot ai është 30 vjeç. Andini, vëllai im i madh, i cili atëherë ishte shumë i vogël, kishte 11 vjet, ndërsa sot është 31 vjeç. Unë që isha 16 vjeçare tash kam pothuajse moshën e mamit tim kur mbeti e ve. Babai im i ka dy nipa dhe një mbesë. Pra, fëmijët e vegjël janë rritur, po rriten edhe nipat dhe po ashtu mbesa e Enverit e cila ka moshën e shtetësisë së Kosovës. Kosova gjithashtu po bëhet, por larg ëndrrave të Enverit. Larg, sepse drejtësia nuk po bëhet as për babin, as për axhin Xhemë, as për Tahirin, as për Smajlin, Shabanin e shumë e shumë të tjerë”, ka thënë e bija e Enver Malokut.

Maloku ka thënë se kanë nevojë të dinë të vërtetën e vrasjes së babait të saj, në mënyrë që të flenë të qetë.

Vrasjen e Enver Malokut, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka quajtur mesazh të heshtjes së gazetarisë.