E bujshme, Barcelona vihet nën hetim në Spanjë E bujshme, Barcelona vihet nën hetim në Spanjë
Një javë më parë, Griezmann pagoi te Atletico Madrid klauzoëlën e tij prej 120 milionë euro, përpara se Barcelona të njoftonte nënshkrimin e kontratës... E bujshme, Barcelona vihet nën hetim në Spanjë

Një javë më parë, Griezmann pagoi te Atletico Madrid klauzoëlën e tij prej 120 milionë euro, përpara se Barcelona të njoftonte nënshkrimin e kontratës me francezin për 5 vitet e ardhshme dhe me një klauzolë të frikshme të skuar në shumën e 800 milionë euro.

Por kjo rezultoi të ishte çështja e bujshme që shoqëroi transferimin e Griezmann te katalanasit. Bomba e vërtetë në këtë kulm të merkatos në Spanjë është hetimi që federata spanjolle ka nisur ndaj Barcelonës, për shkak të denoncimit të kryer nga drejtuesit e klubit të Atletico Madrid.

Këta të fundit akuzojnë blaugranat se kanë dakordësuar me futbollistin francez përpara se të njoftonin dhe të arrinin akordin me vetë klubin. “Lusport” raporton se RFEF ka çelur tashmë zyrtarisht dosjen për hetimin e transferimit të Griezmann te Barcelona, për të konrmuar nëse katalanasit kanë shkelur ose jo rrulloren e federatës, specikisht nenin 143 të saj që përcakton: “… klubi i interesuar për të përvetësuar një futbollist profesionist duhet të njoftojë dhe komunikojë me shkrim interesimin e tij te klubi që zotëron lojtarin, përpara e të nisë negociatat me vetë futbollistin”

Pikërisht me pretendimin dhe akuzën se Barcelona nuk ka respektuar detyrimin e përcaktuar në nenin 143 të rregullores së federatës spanjolle, drejtuesit e klubit të Atletico Madrid pretendojnë të përtojë 80 milionë euro të tjera nga katalanasit për transferimin e Griezmann, çka do ta çonte në plot 200 milionë euro koston totale të transaksionit.