E bujshme/ Senatori i Realit godet klubin: Neymar më i mirë se Hazard, e dua në Madrid!
Sport 19 July, 2019, 22:51
Intervista e Marcelos për mediet ka bërë bujë të madhe dhe ka lënë shumë të pakënaqur klubin madrilen.
Braziliani ka deklaruar hapur se Neymar është më i zoti se Eden Hazard. Ky i fundit është lojtari më i ri i “Los Blancos”.
Senatori i kryeqytetasve u shpreh hapur se Neymar është më i mirë. “Hazard është superlojtar, shumë i mirë, ai është bashkëlojtari im te Real Madridi tani, ndërsa për Neymarin njerëzit e dinë se çfarë kualiteti ka. Ai është në “top 5” më të mirët. “E njoh Neymarin që nga koha kur luante me Santosin.
Në fushë ai ka aftësinë të ndryshojë situatën e lojës dhe bën diçka që askush nuk mund ta bëjë. Është i jashtëzakonshëm, e vështirë për t’i krahasuar, por për mua Neymar është më i Zoti. Shpresoj që Neymar të vijë, pasi këtu janë lojtarët më të mirë në botë. Do të ishte një kënaqësi të luaja me të, por nuk vendos unë”, – u shpreh Marcelo.
Adria Airways pranë falimentimit
Uncategorized Nov 30, 2019 0
Më shumë të vërteta
Teknologji Nov 30, 2019 0
Horoskopi për muajin Tetor 2019
Fun Oct 1, 2019
Horoskopi ditor – 1 tetor 2019
Fun Oct 1, 2019
Union doganor ballkanik!
Opinione Sep 26, 2019
Dialogu i imponuar mes Kosovës dhe Serbisë
Opinione Sep 25, 2019