E çuan në spital për ta bërë synet, 5-vjeçari hipën mbi çati nga frika E çuan në spital për ta bërë synet, 5-vjeçari hipën mbi çati nga frika
Një djalë 5 vjeç në Indonezi hipi në kulmin e një klinike mjekësore dhe refuzoi të zbriste, pasi prindërit e çuan për ta bërë... E çuan në spital për ta bërë synet, 5-vjeçari hipën mbi çati nga frika

Një djalë 5 vjeç në Indonezi hipi në kulmin e një klinike mjekësore dhe refuzoi të zbriste, pasi prindërit e çuan për ta bërë synet.

Vogëlushi iku nga klinika dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës ku ishte duke qëndruar, duke refuzuar që të zbriste për dy orë, transmeton Gazeta Express.

Dr. Anik Sutari tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, prej se punon në qytetin e Serang, kryeqytetin e provincës Banten, në ishullin indonezian të Javas.

Ajo e fotografoi vogëlushin dhe e shpërndau fotografinë në Facebook, duke thënë se nuk dinte çfarë të bënte. “Përgjatë gjithë historisë time profesionale, prej 20 viteve punë, kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të ikën në maje të çatisë”, tha Dr. Sutari, shkruan Daily Mail.

Prindërit e vogëlushit dhe mjekja, u desh të tregoheshin shumë të kujdesshëm ndaj vogëlushit të frikësuar, pasi kishte mundësi që ai të binte nga çatia duke tentuar të ikte prej tyre.