E fundit: Arsenali merr super-lajm para finales së EL E fundit: Arsenali merr super-lajm para finales së EL
Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, thuhet se ka pësuar një lëndim në gju, përpara finales së Europa League të së mërkurës me Arsenalin, transmeton... E fundit: Arsenali merr super-lajm para finales së EL

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, thuhet se ka pësuar një lëndim në gju, përpara finales së Europa League të së mërkurës me Arsenalin, transmeton Sovrani.info.

Kante humbi ndeshjet e mbylljes së fushatës së Premier Ligës me një problem të muskulit, por francezi ndërkombëtarë ishte kthyer në stërvitje para se të përballeshin me Arsenalin në Baku.

Megjithatë, sipas The Mirror, Kante tani ka të ngjarë të humbasë ndeshjen pasi të shtunën ka ndier dhimbje.

Raporti sugjeron që Kante ende duhet të vlerësohet në ditët në vijim, por duket se Maurizio Sarri do të mbetet vetëm me tre mesfushorëve qendrorë.

Ruben Loftus-Cheek tashmë është përjashtuar pas operacionit të Akilit, që do të thotë se Jorginho, Mateo Kovacic dhe Ross Barkley pritet të fillojnë kundër rivalëve të Chelseat në Londër./Sovrani.info/

n-golo-kante-710138-620x358