E fundit: Lidhje “e fortë dhe e pa rezistueshme” mes Lady Gaga dhe Bradly Cooper E fundit: Lidhje “e fortë dhe e pa rezistueshme” mes Lady Gaga dhe Bradly Cooper
Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë njëqind për qind të ndarë dhe ndërsa ajo po poston fotografi në Instagram fytrën e saj te ujëvara,... E fundit: Lidhje “e fortë dhe e pa rezistueshme” mes Lady Gaga dhe Bradly Cooper

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë njëqind për qind të ndarë dhe ndërsa ajo po poston fotografi në Instagram fytrën e saj te ujëvara, Bradley thuhet se po mendon për miqësinë e tij me Lady Gaga.

Siç e dini shumë mirë, Gaga dhe Bradley Cooper kanë pasur shumë përjetime nga filmi “A Star is born”. Ata kishin një kimi të çmendur që vërehej edhe nga ekrani, bile edhe kur performuan këngën  “Shallow” gjatë paraqitjes së Gaga-s  në Vegas dhe në Oskar. Miqësi apo marrëdhënie profesionale, të gjithë spekulonin se ata mund të kenë qenë me të vërtetë të dashuruar gjatë gjithë kohës. Gaga mohoi të gjitha ato thashetheme, por sipas disa burimeve të reja të “People”, mund të ketë më shumë në këtë histori, transmeton Sovrani.info

gif

Së pari, “People” raportoi se filmi pati një efekt të madh te Bradley dhe Irina, të cilët më parë kishin një jetë  “të qetë”. Burimi  tha, “Thashethemet rreth Bradley dhe Gaga që kishin një marrëdhënie dashurie nuk qetësonin aspak situatën, sidomos me udhëtimet e tij të vazhdueshme (për promovimin e filmit).”

Pastaj burimi shtoi këtë “bombë”, e cila flet në mënyrë specifike për marrëdhënien e Bradley dhe Gaga dhe do t’iu lë me gojë hapur: “Ai ka një lidhje të fortë dhe të pa rezistueshme me Gagën, por nëse kjo bëhet një histori e vërtetë dashurie në jetën e tyre, për të gjithë botën është e parakohshme dhe është e vështirë të spekulosh në këtë periudhë të ndjeshme “.

Disa mundësi se çka do të thotë kjo deklaratë:

  1. Njerëzit paskan pasur të drejtë lidhur me kiminë e tyre gjatë gjithë kësaj kohe.
  2. Mund të ketë një mundësi për një “histori dashurie”, siç e ka thënë burimi.
  3. Mund të ketë mundësi që kjo situatë të mos bëhet publike ose “ka për ta parë e gjithë bota”.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të analizojmë çdo lëvizje, për të kuptuar me anë të gjuhës së trupit që ky burim ka të drejtë deri sa t  ë kuptojmë të vërtetën! /Sovrani.info/

Lady Gaga and Bradley Cooper sing during the show. Xxx Oscars Rd112 Jpg E Ent Usa Ca

Lady Gaga and Bradley Cooper sing during the show.
Xxx Oscars Rd112 Jpg E Ent Usa Ca