E habitshme: “Sa shpesh duhet të lahen reçipetat”? E habitshme: “Sa shpesh duhet të lahen reçipetat”?
Reçipetat janë një ndër veshjet e brendshme më të rëndësishme për në femrat. I përdorim pothuajse gjatë gjithë kohës, por zgjedhja e masës dhe... E habitshme: “Sa shpesh duhet të lahen reçipetat”?

Reçipetat janë një ndër veshjet e brendshme më të rëndësishme për në femrat. I përdorim pothuajse gjatë gjithë kohës, por zgjedhja e masës dhe formës së duhur nuk është aq e thjeshtë sa duket. Shpeshherë blerja e reçipetave mund të kthehet në një mision aspak të lehtë për ne femrat, por jo më pak edhe larja e tyre, sidomos në ditët e verës ku kthehet në domosdoshmëri për shkak të djersitjes së tepërt.

Megjithatë ekspertët, edhe për këtë, e kanë gjetur përgjigjen. E sigurtë është që reçipetat nuk duhen larë pas çdo të veshure por, edhe sikur ekspertët të thoshin të kundërtën, askush nuk do t’i dëgjonte. Larja e shpeshtë ndikon në prishjen e cilësisë së tyre kështu që zgjidhja e mesme që propozojnë specialistët është që të lahen pas 5-6 të veshurash. Me të ‘veshur’ e kemi fjalën kur nuk i hiqni nga trupi për gjithë ditën; nëse i mbani vetëm 4 orë, për shembull, nuk numërohet. Në rast se lëkura e trupit është e yndyrshme apo djersiteni shpejtë, edhe larja duhet të jetë më e shpeshtë.