E jashtëzakonshme/ “Anonymous Albania” vjedh emailin e Ramës dhe i lë mesazhin e prerë E jashtëzakonshme/ “Anonymous Albania” vjedh emailin e Ramës dhe i lë mesazhin e prerë
“Anonymos Albania” duket se janë bërë të pafrenueshëm kohët e fundit, sepse pas sulmit të Ambasadës Franceze, kanë dhënë një tjetër goditje të fuqishme. Kësaj... E jashtëzakonshme/ “Anonymous Albania” vjedh emailin e Ramës dhe i lë mesazhin e prerë

“Anonymos Albania” duket se janë bërë të pafrenueshëm kohët e fundit, sepse pas sulmit të Ambasadës Franceze, kanë dhënë një tjetër goditje të fuqishme. Kësaj radhe kanë qenë faqja zyrtare e Kryeministrisë dhe e institucioneve shqiptare që janë sulmuar mbrëmjen e kaluar nga grupi i famshëm i hakersave shqiptarë. Ata kënë kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama por edhe zgjimin e popullit. Grupi njofton se “të gjitha faqet zyrtare të qeverisë si edhe emaili i Kryeministrit janë sulmuar nga “Anonymous Albania”. Ata kanë shpjeguar se e ndërmorën këtë sulm kibernetik sepse: Duke përfshirë të gjitha ngjarjet e fundit dhe korrupsionin, vendosëm që t’i sulmojmë për fundviti 2017. Çfarë kërkojmë për vitin e ardhshëm 2018? Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Edi Rama dhe zgjimin e popullit nga gjumi i korruptuar. Sa i përket kryeministrit, ne kemi vjedhur informata private tek email i tij privat duke i shikuar të gjitha”