“E kam refuzuar Barcelonën për Arsenalin” “E kam refuzuar Barcelonën për Arsenalin”
Adoleshenti i Arsenalit, Emile Smith Rowe ka zbuluar se ai ka refuzuar më parë interesin nga Barcelona, transmeton Sovrani.info. Smith Rowe, 18 vjeç, ka... “E kam refuzuar Barcelonën për Arsenalin”

Adoleshenti i Arsenalit, Emile Smith Rowe ka zbuluar se ai ka refuzuar më parë interesin nga Barcelona, transmeton Sovrani.info.

Smith Rowe, 18 vjeç, ka bërë përparim në ekipin e parë të Arsenalit këtë sezon dhe ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me Gunners gjatë verës.

Sulmuesi ka pohuar se Barcelona më parë ishte e interesuar në shërbimet e tij, por ai është i bindur se Arsenali është “klubi i duhur”.

“Më parë e kam ndjekur ekipin e Barcelonës, Xavi, [Andres] Iniesta, [Lionel] Messin, kur ishin në krye të tyre”, tha Smith Rowe për Sky Sports News.

“Pra, kur kuptova se ata ishin të interesuar sigurisht që isha shumë i lumtur, por unë nuk mund t’ju shpjegoj sa ndjej se Arsenali është klubi i duhur për mua”.

Smith Rowe ka shënuar tre herë në gjashtë paraqitje të Arsenalit gjatë fushatës 2018-19. /Sovrani.info/

Emile Smith Rowe: 'I rejected Barcelona'