E kërkon kthimin tek Barcelona, kjo i ndodhi sot Neymar -it E kërkon kthimin tek Barcelona, kjo i ndodhi sot Neymar -it
Neymar e ka pësuar keq sot nga drejtuesit e Paris Saint-Germain. Nuk ka qetësi mes Neymar dhe Paris Saint-Germain. “Esporte Interactivo” raporton se ylli... E kërkon kthimin tek Barcelona, kjo i ndodhi sot Neymar -it

Neymar e ka pësuar keq sot nga drejtuesit e Paris Saint-Germain.

Nuk ka qetësi mes Neymar dhe Paris Saint-Germain. “Esporte Interactivo” raporton se ylli brazilian ka stërvitur sot i vetëm larg nga skuadra kampione e Ligue 1.

Kjo ndodh pas kërkesës së tij për largim nga klubi dhe dëshirës për rikthim te Barcelona, përcjell lajmi.net.

Drejtuesit e klubit francez kanë vendosur ta ndëshkojnë brazilianin për qëndrimet e tij në javët e fundit duke e lënë të punojë individualisht dhe jo së bashku me skuadrën.

Neymar spekulohet se mund të rikthehet te Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.