Alvaro Morata është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid me rritje të konsiderueshme të rrogës prej gjashtë milionë euro në...

Alvaro Morata është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid me rritje të konsiderueshme të rrogës prej gjashtë milionë euro në vit.

Alvaro Morata do të mbetet në Real Madrid dhe vazhdojë kontratën në Santiago Bernabeu.

E përditshmja sportive madrilene “AS”, ka njoftuar se kampioni i Evropës ka vendosur që t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit spanjoll që bëri paraqitje të mira në “Euro 2016” duke realizuar tre gola, përcjell “Lajmi.net”.

Morata do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në Real Madrid.

Me të do të përfitojë rritje të rrogës në gjashtë milionë euro në vit.