E kritikuan se përdori termin ‘kosovare’ në vend të ‘shqiptare’, reagon Tayna E kritikuan se përdori termin ‘kosovare’ në vend të ‘shqiptare’, reagon Tayna
Ditën e djeshme, Rita Ora mbështeti publikisht Taynën dhe Dafina Zeqirin, duke u shprehur se vajzat kosovare janë të papara. “Femrat kosovare duke bërë histori”, shkruante... E kritikuan se përdori termin ‘kosovare’ në vend të ‘shqiptare’, reagon Tayna

Ditën e djeshme, Rita Ora mbështeti publikisht Taynën dhe Dafina Zeqirin, duke u shprehur se vajzat kosovare janë të papara.

“Femrat kosovare duke bërë histori”, shkruante Tayna në komente dhe kjo s’i ka pëlqyer aspak ndjekësve.

Atyre i është dukur i pavend përdorimi i fjalës ‘kosovare’ në vend të ‘shqiptare’ dhe i kane qortuar vajzat në komente për këtë.

“Tash po i thoni vetes Kosovan Women a? Keni marrë pasaportat e Shqipërisë  e me to po lëvizni nëpër shtetet e po boni biznes. Ahh interesi bre…”- shkruante njëri prej ndjekësve, ndërsa shumë të tjerë mbështesnin mendimin e tij.

Pas këtyre kritikave, Tayna ka reaguar në Instastory duke publikuar foton e të dhënave të ndjekësve të saj dhe tregon se audienca më e madhe është nga Shqipëria.

Reperja i ka bashkëngjitur fotos një emoji me zemra si dhe flamurin shqiptar, duke i mbyllur gojën të gjithë atyre që e kritikuan dhe i thanë se nuk ka shumë fansa shqiptarë.