E pabesueshme: Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e refuzon Barcelonën E pabesueshme: Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e refuzon Barcelonën
Shumë persona mund të mos e besojë e shumë tjerë mund ta gjuajë lajm të pavërtetë, por një mbrojtës 34-vjeçar e ka refuzuar Barcelonën.... E pabesueshme: Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e refuzon Barcelonën

Shumë persona mund të mos e besojë e shumë tjerë mund ta gjuajë lajm të pavërtetë, por një mbrojtës 34-vjeçar e ka refuzuar Barcelonën.
Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, tani lojtar i Fenerbahces, Martin Skrtel nuk e ka pranuar ofertën e Barcelonës në janar, sipas gazetës spanjolle “AS”, përcjell Gazeta Express.

Agjenti i Skrtelit ka thënë për AS se mbrojtësi sllovak kishte ofertë nga Barça në janar, të cilën e refuzoi.

Momentalisht, Skrtel luan për Fenerbahcen në Turqi dhe në pranverë do t’i mbushë 34 vjet.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Barcelona ishte në treg për të gjetur një mbrojtës të qendrës, dhe transferoi Murillon nga Valencia