E pandalshme Blerona Zeqiri E pandalshme Blerona Zeqiri

E pandalshme Blerona Zeqiri

FameVIP 11 January, 2019, 12:33

Angazhimet që ka ndaj emisionit autorial “1 kafe prej shpisë”, e kanë bërë tejet të aktivizuar, shkruan Kosovarja. Bëhet fjalë për moderatoren tashmë shumë... E pandalshme Blerona Zeqiri

Angazhimet që ka ndaj emisionit autorial “1 kafe prej shpisë”, e kanë bërë tejet të aktivizuar, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për moderatoren tashmë shumë të dashur për publikun, Blerona Zeqirin, të cilën nuk po e zë vendi vend, e cila thuajse hiç më pak se 24 orë ndërroi tri destinacione të njëpasnjëshme.

Ishte Aeroporti, thirrja e parë që u bë nga Blerona, ku paralajmëroi se për diku është nisur, e që vetëm pas pak orëve shuajti kuriozitetet e të gjithëve, duke u paraqitur nga një vend tjetër.

Rrugëtimi i dytë ku ajo më vonë u lajmërua ishte Baseli i Zvicrës, ku ajo u ndal për disa orë, e që natyrisht mendjen e kishte të largohej për diku tij.

E destinacioni i tretë ku ajo u shfaq sot ishte nga qyteti i bukur Lyon, i cili gjendet në Francë, ku edhe publikoi një fotografi personale me një veshje goxha joshëse.

Ndër të tjera ajo vuri një mbishkrim në fotografi në gjuhën franceze ku kishte thënë: “Me ndejt është eksiztencë, por udhëtimi është jetë”.

 

 

Por, përse të gjitha këto udhëtime të pandalshme, apo tek kush realizoi të gjitha këto aventura, sigurisht që të gjitha këto do të marrin një përgjigje definitive nga postimet e radhës që do ti bëjë ajo.