E vërtetuar shkencërisht: Njerëzit që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë E vërtetuar shkencërisht: Njerëzit që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë
Shkenca ka vërtetuar se të ecurit rreth gjysmë ore në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore! Të ngjisësh shkallët, të bësh një shëtitje, të... E vërtetuar shkencërisht: Njerëzit që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë

Shkenca ka vërtetuar se të ecurit rreth gjysmë ore në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore!

Të ngjisësh shkallët, të bësh një shëtitje, të shkosh diku në këmbë,  rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme. Shoqata Amerikane e Zemrës ka pranuar gjithashtu se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin. Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj. E në mesin e këtyre përfitimeve vlejnë të përmenden muskujt e tonifikuar, lehtësimin e stresit, ankthit dhe nivelet e depresionit , përmirësimi i gjendjes emocionale  etj. POR ajo që nuk dini është se të ecurit shpejt, vjen me një përfitim shtesë, që do na çojë të gjithëve nga vendi e të na bëjë të ecim me hap të shpejtë.

Sipas një studimi të kryer  nga Universiteti i Leicester në Britaninë e Madhe, njerëzit që ecin më shpejt mund të jetojnë më gjatë se ata që e marrin me të avashtë.

Autori i studimit, profesor Tom Yates rrëfen se zbulimet e studimit afatgjatë ishin vërtetë mbreslënëse. Nga një grup prej 470 mijë personash  me moshë mesatare 52 vjeç u zbulua se jeta e atyre që ecin më shpejt është më e gjatë, kjo pa llogaritur peshën e trupit.

Burrat që ecin ngadalë dhe kanë jetë passive apo sedentare kanë një jetëgjatësi rreth 64.8 vjet, në ndryshim nga ata që ecin me shpejtësi, jetëgjatësia e të cilëve kap moshën 85-86 vjeç. Për gratë që ecin ngadalë, jetëgjatësia është 72 vjet, ndryshe nga ato që ecin me shpejtësi, me pritshmëritë që variojnë nga 86.7 në 87.8 vjet.