Saucedo të prezantojë një projekt artistik ku ndërtesat e mëdha paraqiten në formën e reve. Një ditë pasi të mbushen 15-të vite nga sulmet...

Saucedo të prezantojë një projekt artistik ku ndërtesat e mëdha paraqiten në formën e reve.

Një ditë pasi të mbushen 15-të vite nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake në Amerikë, do të hapet në Nju Jork një ekspozitë ku reflektohet edhe njëherë mbi ngjarjen që për shumë studiues ka ndikuar në shumë zhvillime të mëpastajshme.

Memoriali dhe Muzeu 9/11 në Nju Jork, me 12 shtator do të hapë ekspozitën e trembëdhjetë artistëve që në një formë ose tjetrën janë prekur nga tragjedia. Në ekspozitën “Rendering the Unthinkable: Artists Respond to 9/11”, mes tjerëve artistë, do të jetë edhe Christopher Sucedo, i cili humbi vëllanë e tij në këtë ditë të kobshme.

Saucedo të prezantojë një projekt artistik ku ndërtesat e mëdha paraqiten në formën e reve.

saucedo_wtc_3

Eric Fischl do të paraqesë skulpturën “Tumbling Woman”.

“Për mua, e tmerrshme ishte të shihje se si njerëzit hidheshin nga ndërtesa. Kam folur me familjarët e tyre dhe është e tmerrshme të kujtosh se një familjar ka vepruar kështu për të shpëtuar nga më e keqja, për të gjetur vdekjen” tregon artisti për Art Newspaper.

Pjesë e ekspozitës do të jenë edhe kolektivi Blue Man Group, të cilët do të shfaqin një video ku lexohen letra që kanë dalë nga ndërtesat në momentin e sulmit, e që kanë fluturuar nëpër Nju Jork, shkruan KultPlus.

Disa ekspertë thonë se vitet pas 11 Shtatorit kanë parë rënie të ndikimit global të Shteteve të Bashkuara. Të tjerët vënë në dukje se SHBA-të mburren si ekonomia më e madhe në botë, edhe pas krizës financiare të 2008-ës. Qendra më e madhe tregtare në botë e Nju Jorkut u godit nga 2 avionë të cilët shkaktuan edhe shkërmoqjen e Kullave Binjake. SHBA-të përkujtojnë çdo vit rreth 3 000 viktimat e sulmit terrorist.

20160906124817457