Edhe Kadri Veseli reagon për fotografitë e publikuara në Kuvendin e Kosovës Edhe Kadri Veseli reagon për fotografitë e publikuara në Kuvendin e Kosovës
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se edhe nëse fotografitë e publikuara nga deputetja Flora Brovina me pretendimin se aty shihen disa serbë duke dhunuar... Edhe Kadri Veseli reagon për fotografitë e publikuara në Kuvendin e Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se edhe nëse fotografitë e publikuara nga deputetja Flora Brovina me pretendimin se aty shihen disa serbë duke dhunuar një grua shqiptare në luftën e Kosovës janë gabim, nuk duhet të lëkundet qëndrimi i Kosovës se Serbia ka kryer krime në Kosovë.

“Diçka duhet të jetë e qartë, çka do që të jetë, si do që të jetë, për çka ky Kuvend duhet të marrë përgjegjësi është që distancim edhe dënim ka deri në fund për gjenocidin serb në Kosovë e s’duhet të lejohet të ikim nga primati i idesë për t’u dënuar gjenocidi serb në Kosovë. Për pjesën tjetër, për të cilën ju e thatë, do të ishte disfatiste, nëse ka diku diçka luftë speciale për këto. Nuk jam në gjendje të flas për diçka që s’isha i informuar. Por diçka ka të vërtetë. Kjo na bën të gjithëve të gjallë e të fortë që jo të kthejmë menjëherë shpinën. Serbia ka kryer krime. Ka kryer dhunime, vrasje”, ka thënë ai në vazhdimin e seancës të enjten në mbrëmje.

Veseli ka thënë se Serbia ka kryer shumë dhunime në Kosovë dhe do të flasë me emra publikisht në Kuvend.

“Nëse ka ndodh një gabim i tillë kanë me dalë dhjetëra e qindra dëshmi pas ditës së sotme. Me dhjetëra ka kryer dhunime. Unë s’e di a është a jo. Me dhjetëra dhunime kanë kryer. Me emra e mbiemra. Do të flas publikisht, do të sjellim emrat në seancë. Gjenocidi serb ka ndodhur. A është ajo apo jo, ekspertizë s’mund t’i bëjmë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë më tej se AKI-ja duhet të japë fjalën e saj.

Në fund ka thënë se dy deputetet Flora Brovina dhe Saranda Bogujevci, që po akuzohet se kishte folur në emër të familjarëve, nuk duhet të jetë objekt i diskutimit.