Edhe zyrtarisht njoftohet për 13 persona të vdekur nga aksidenti në Maqedoni Edhe zyrtarisht njoftohet për 13 persona të vdekur nga aksidenti në Maqedoni
Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë ka arritur në 13. Kjo është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe.... Edhe zyrtarisht njoftohet për 13 persona të vdekur nga aksidenti në Maqedoni

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë ka arritur në 13.

Kjo është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe. Ministri Filipçe ka deklaruar se deri tani janë pranuar 25 pacientë dhe numri i viktimave ka shkuar në 13.

“Për fat të keq, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku është rrokullisur një autobus me 50 udhëtarë. Ne kemi reaguar në kohë. Të gjithë institucionet shtetërore por edhe disa private janë kyçur. Janë pranuar 25 pacientë. Katër pacientë janë duke u hospitalizuar kurse ndaj dy prej tyre do të bëhet ndërhyrje kirurgjike. Numri i viktimave shkon në 13.”ka thënë ministri Filipçe.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 17:00, ku është rrokullisur autobusi në autostradën Shkup-Tetovë.

Ekipi i Indeksonline është duke përcjellur këtë incident nga vendi i ngjarjes dhe do t’iu sjellë detajet e tjera lidhur me rastin.

Shumë helikopterë, ambulanca, ekipe policore e mjekësore janë vënë në dispozicion për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar si pasojë e rrokullisjes së autobusit.

Për t’u dalë në ndihmë këtyre ekipeve emergjente në vendin e ngjarjes janë edhe shumë qytetarë./