Edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest do të mbahet me 7 – 11 shtator në Etnokompleksin e Fshatit Kukaj Edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest do të mbahet me 7 – 11 shtator në Etnokompleksin e Fshatit Kukaj
Organizatorët ankohen se po përballen me mungesë të përkrahjes institucionale për organizimin e festivalit të arteve dhe kulturës tradicionale Vlerat e mirëfillta të artit... Edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest do të mbahet me 7 – 11 shtator në Etnokompleksin e Fshatit Kukaj

Organizatorët ankohen se po përballen me mungesë të përkrahjes institucionale për organizimin e festivalit të arteve dhe kulturës tradicionale

Vlerat e mirëfillta të artit dhe të kulturës tradicionale shqiptare por edhe ato moderne që lidhen me traditën, do të shpalosen sërish në edicionin e gjashtë të Etno Fest që do të mbahet prej 7-11 Shtator 2016 në Etnokompleksin e Fshatit Kukaj.
Sipas organizatorëve, Festivali i Arteve dhe kulturës tradicionale organizohet si nevojë e domosdoshme për faktin se gjatë 20 vjetëve të fundit janë futur shumë trende në artin dhe kulturën shqiptare por edhe më gjërë në ballkan pa ndonjë kriter vlerash dhe në shpërputhje me identitetin tonë socio- kulturor dhe atë kombëtar, duke i spostuar kështu vlerat tona të mirëfillta që janë krijuar, zhvilluar dhe përcjellur brez pas brezi nëpër trojet tona.
“Etno Festi është krijuar në këtë frymë dhe është rritur në këtë frymë nga viti në vit, duke i ofruar kësaj popullate programe të pasura nga tradita, rite arkaike, kuvendime odash, ekspozita, promovime librash, pjesë teatrore, balet, koncerte klasike, performaca të ndryshme që rrallë shihen nëpër festivale tjera”, thuhet në njoftimin për medie.

Organizatorët ankohen se pavarësisht angazhimit për ruajtjen e vlerave tradicionale shqiptare po përballen me mungesë të përkrahjes institucionale por ata thonë se nuk do të ndalen në rrugëtimin e tyre.
“Çuditërisht, në mënyrë të zhdrejtë, përkrahja institucionale është zvogluar nga viti në vit duke e rrezikuar seriozisht mbajtjen e këtij festivali.Me gjithe këto vështirësi evidente, do të mundohemi që edhe sivjet edicioni i gjashtë të mbahet në shtator dhe të jetë në nivel edhe më të lartë se në vitet tjera.”, thuhet në njoftim.
Drejtuesit e Etno Fest thonë se mbajtja gjallë e këtij festivali është në interesin e ruajtjes së kulturës artit dhe trashëgimisë sonë e cila po rrezikohet.