Efektet fizike e psikologjike që i përjetoni kur dikush jua thyen zemrën Efektet fizike e psikologjike që i përjetoni kur dikush jua thyen zemrën
Nëse asnjëherë nuk jua ka thyer ndokush zemrën, atëherë mund ta konsideroni veten si një prej njerëzve më me fat në planet. Ndarjet e... Efektet fizike e psikologjike që i përjetoni kur dikush jua thyen zemrën

Nëse asnjëherë nuk jua ka thyer ndokush zemrën, atëherë mund ta konsideroni veten si një prej njerëzve më me fat në planet.

Ndarjet e këqija zakonisht lënë plagë të thella emocionale të cilat janë të vështira për t’u shëruar, ndërkaq shkencëtarët faktikisht pajtohen se koncepti i thyerjes së zemrës ekziston dhe ka efekte fizike në trup, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve e dinë dhimbjen që e shkakton një ndarje, ku shumica prej tyre më parë do të pranonin ta thyenin dorën sesa zemrën!

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se në sindromën e zemrës së thyer, një pjesë e zemrës përkohësisht zmadhohet dhe nuk pompon mirë, ndërsa pjesa tjetër e zemrës funksionon normalisht ose me kontraksione më të fuqishme.

Sindroma e zemrës së thyer mund të shpijë edhe në dështim afatshkurtër të muskujve të zemrës.

Fatmirësisht shkencëtarët më në fund kanë ofruar disa përgjigje të cilat do t’u ndihmojnë njerëzve që e kanë zemrën e thyer. Ja çfarë i ndodh trupit kur dikush jua thyen zemrën:

– Shumica e njerëzve përjetojnë dhimbje fizike pas thyerjes së zemrës, dhe shkenca e mbështet këtë pohim. Dhimbja emocionale faktikisht ndikon në shëndetin fizik. Mendja është organ shumë i fuqishëm dhe zemra e thyer është emocion shumë i fuqishëm. Kur kombinohen këto dyja, padyshim se prodhojnë reaksion fizik. Për t’i lehtësuar dhimbjet, bëni aktivitete fizike të cilat ndihmojnë në lirimin e dhimbjes emocionale.

– Fundi i papritur i një lidhje shpeshherë shkakton edhe depresion. Nëse jeni në rrethana të tilla, gjejeni dikë që ju qëndron afër, ju mbështet dhe me të cilin/cilën mund t’i diskutoni gjërat dhe ta shmangni depresionin.

– Thyerja e zemrës mund të lë efekte afatgjate edhe në peshë trupore. Shumica e njerëzve ballafaqohen me pikëllimin duke e tepruar me ngrënie të ushqimit, ndonëse ka tjerë që e humbasin apetitin. Prandaj, sigurohuni që ju ta parandaloni ngrënien e tepërt dhe shtimin e peshës.

– Thyerja e zemrës është dëshmuar se e dobëson edhe sistemin e imunitetit për shkak të niveleve të larta të stresit që i shkakton.

– Nivelet e larta të stresit shkaktojnë edhe probleme në lëkurë për shkak të mos balancimit hormonal.

– Shumica e njerëzve kanë probleme edhe me gjumë pas ndarjes, prapë për shkak të niveleve të larta të stresit.