Ekipi amerikan zyrtarizon transferimin e Baptistas Ekipi amerikan zyrtarizon transferimin e Baptistas
Ekipi amerikan, Orlando City, kanë konfirmuar nënshkrimin me ish lojtarin e përfaqësueses së Brazilit, Julio Baptista, transmeton Sovrani.info. 34-vjeçari edhe më parë ishte lidhur... Ekipi amerikan zyrtarizon transferimin e Baptistas

Ekipi amerikan, Orlando City, kanë konfirmuar nënshkrimin me ish lojtarin e përfaqësueses së Brazilit, Julio Baptista, transmeton Sovrani.info.

34-vjeçari edhe më parë ishte lidhur me një kalim në MLS, dhe ish bashkëlojtari i tij në Sao Paulo, Kaka, i cili po ashtu luan për Orlandon, e ka mirëpritur atë në klub me anë të një postimi në Twitter të enjten.

Baptista kishte përfaqësuar ekipe si Real Madridi, Arsenaldhe Sevilla gjatë karrierës së tij, por sulmuesi kishte qenë pa ekip që nga largimi nga Cruzeiro në dhjetor.

“Julio është i fortë fizikisht dhe taktikisht, ai do të na ndihmojë neve shumë në repartin sulmues”, tha trajneri Adrian Health.

“Ne jemi mjaft të kënaqur me lojtarin, ai kishte trajnuar me ne edhe më parë këtë muaj. Jemi të kënaqur që ai do të jetë me ne”. /Sovrani.info