Ekonomia e shkatërruar, shumëkë e kthen nga bujqësia Ekonomia e shkatërruar, shumëkë e kthen nga bujqësia
Anamorava e Kosovës që nga kohët e lashta njihet për tokë pjellore, por edhe për amvisët e vyeshëm. Meqë pas vitit 1999 u mbyllën... Ekonomia e shkatërruar, shumëkë e kthen nga bujqësia

Anamorava e Kosovës që nga kohët e lashta njihet për tokë pjellore, por edhe për amvisët e vyeshëm. Meqë pas vitit 1999 u mbyllën shumë ndërmarrje dhe ekonomia ishte e shkatërruar, shumë qytetarë mbetën pa punë. Edhe pse Gjilani ishte një ndër qytetet industrialisht më të zhvilluara, sot në të nuk punon asnjë fabrikë, për çka shumë banorë të fshatrave përreth i janë kthyer bujqësisë, para se gjithash perimtarisë.

Trajan Denić nga Kusca e Epërme, gati 15 vjet merret me prodhimin e domateve në sera. Ideja për kultivimin e domateve i erdhi pasi mbeti pa punë. Aktualisht ka gjashtë sera, e me prodhimet e tij cilësore tashmë e ka përfituar tregun në Gjilan. Brenda një ditë ndodh t’i shiten edhe mbi 300 kilogramë të këtyre perimeve, kilogrami i të cilave është 1 euro.

Duke hulumtuar tregun është arritur në përfundim se kërkesa për domate është e madhe, kështu që  familja Denić prodhon disa sorta të kësaj perimeje. Thonë se nuk përdorin kemikalje, por perimet e tyre i spërkasin ekskluzivisht me mjete natyrale.

“Kemi tre lloje (domatesh), ‘jabuçarin’ standard të Novi Sadit, kemi edhe domaten pink dhe domaten spec. Jemi të orientuar në prodhim natyral, të jetë ekologjik, shfrytëzojmë më pak pesticide. Përdorim mbrojtjen dhe të ushqyerit natyral , e si rezultat fitojmë një produkt shumë më cilësor“, thotë Trajan Denić.

Ai thotë se për mbrojtjen e perimeve shfrytëzojnë hithat dhe instekticidin si mbrotje në të ushqyer të bimës.

Domatja e prodhuar përmban numër minimal të farave, është ngjyrë të kuqe dhe rozë të ndezur, e përshtatshme për sallata dhe çdo lloj turshie. Kanë edhe domate në formë të specit. I shesin në Gjilan, por blerësit u vijnë edhe në shtëpi.

“Të marteve kemi edhe nga tre qind kilogramë, të enjteve meqë është një ditë dallim kemi më pak, rreth dy qind kilogramë, sikur edhe të shtunën”, thotë Denić.

Sivjet për shkak të kushteve të këqia klimatike dhe shiut në maj e qershor, domatja është pjekur më ngadalë dhe ka arritur në treg më vonë. Të rreshurat e mëdha kanë ndikuar keq në çdo lloj të perimeve, thonë agronomët, por edhe shtojnë se aktualisht situata, megjithatë, është e kënaqshme.

Qysh në qershor u regjistruan temperaturat e larta, por perimet me një kultivim të eksperit “shkuan mirë”. Në mënyrë që të arrijnë një pjekje të barazpeshuar, Denić-ët u desht të vënë një rrjet mbrojtës nga dielli, por edhe nga breshëri.

Familja Denić aktualisht ka 1.300 rrënjë të domateve dhe 3.000 rrënjë të specave. Krahas kësaj kanë edhe rreth 300 rrënjë pjepër. Në Anamoravën e Kosovës ka kërkesë për pjepër, sidomos nga shqiptarët , thotë Denić.

Fshati Kmetovc është i njohur për nga prodhimi i lakrës. Viteve të mëhershme çdo parcelë afër lumit Morava ishte e mbjellur me këto perime, mirëpo sot ka shumë më pak njerëz që merren me këtë perimtari për shkak të mungesës së tregut. Megjithatë, ende ka amvisëri që këtë e kanë traditë familjare.

Familja Jaćimović nga Kmetovci merret me perimtari mbi dy decenie. Sivjet në 20 ari kanë mbjellur lakra dhe patate.

Lakra është një perim njëvjeçar nga familja e lakrishteve. Për prodhimin e saj nevojitet përgatitje e mirë e tokës dhe një kujdes i vazdhueshëm. Jaćimović-ët thonë se gjendja e lakrave tash për tash është e mirë, është në fazën e rritjes. Fidanet i kanë prodhuar vet, e sivjet në fidanishte kanë rreth  3.500 rrënjë të lakrës vendore dhe në katër ari lakër hibride, varësisht prej asaj çka kërkojnë blerësit.

“Lakra është shumë cilësore, e një kokë arrin peshën edhe mbi 8 kilogramë. Njerëzit zakonisht e spërkasin tokën kundër barishteve, e unë e kam përpunuar token me frezën e traktorit dhe kam mbjellur me dorë. E kam ujitur dy herë gjatë javës. E nevojshme është edhe mbrojtja nga insektet. Tani janë fluturat, së shpejti do të vijnë edhe vemjet, dhe duhet kryer mbrojtjen”, thotë Zoran Jaćimović.

Në rreth 10 ari familja Jaćimović ka të mbjellur patate, e kanë edhe speca, domate dhe shalqinj. Prodhimet e tyre i shesin në tregun e Kmetovcit. Deri vjet shkonin edhe deri në Gjilan, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndëstore më nuk munden. Por thonë se tregu tash vonë i hapur në fshat, u ka levërdisur.

“Vitin e kaluar një kokë lakre kushtonte 1 euro, e pastaj për një kilogram paguhej 30, 25 centë. Çmimi momental i patateve është 50 centë”, thotë Lozica i familjes Jaćimović, të cilët përgatisin edhe thurshi, e myshterinjtë kryesorë i kanë shqiptarët.

Shtiblerja edhe tutje është një ndër gjerat themelore që i lidhin fqinjtë serbë e shqiptarë. Tregu në Gjilan, është i vendosur tek kisha e Shën Nikollës, dhe mu ky është vendi ku mund të shihet multikultura e këtij qyteti.