Elvana Gjata i merr 11 mijë euro në Shkup për gjysmë ore këndim Elvana Gjata i merr 11 mijë euro në Shkup për gjysmë ore këndim
“Tingujt e Çarshisë” është manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, thuhet nga Qendra Informative Kulturore në Shkup, e cila... Elvana Gjata i merr 11 mijë euro në Shkup për gjysmë ore këndim

“Tingujt e Çarshisë” është manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, thuhet nga Qendra Informative Kulturore në Shkup, e cila sivjet organizon edicionin e 13-të. Por, gjysma e buxhetit të këtij manifestimi të ndarë për artistët, do të shkoj për yjet e estradës shqiptare jashtë kufijve. Drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini thotë se nuk kanë lënë anësh as artistët fillestarë të vendit, por koston e lartë të këngëtarëve Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri e arsyeton me renometë e tyre botërore. Shpenzimet e tjera, sipas saj, janë për skenografi dhe organizime artistike gjatë 3 ditëve.

Kostoja më e lartë është sepse është edhe skena e madhe është zërimi, ndriçimi, të cilat kushtojnë shumë, po ashtu edhe këngëtarët kushtojnë shumë. Përqindja e gjithë buxhetit do të ishte diku 40% honorarët e këtyre, por ka shpenzime edhe tjera. Unë mendoj se është menaxhuar mirë, sepse Shkupi ka nevojë edhe shumë më tepër se kjo. Kjo është një grimcë shumë e vogël çka po ndodh në Shkup – tha Sermine Purrini, drejtoreshë e QIK-ut.

Buxheti i këtij manifestimi treditorë është 3,65 milion denarë nga paratë publike. Qyteti i Shkupit ka ndarë 3 milion denarë, Ministria e Kulturës 500 mijë denarë dhe bizneset private 150 mijë denarë. Sipas informatave zyrtare që siguroi Alsat, çmimi i katër këngëtarëve më të paguar pa TVSH janë:

Kosto e 4 këngëtarëve më të paguar pa TVSH
Elvana Gjata – 11 mijë euro
Dafina Zeqiri – 4 mijë euro
Lum Berisha – 2.500 euro
Ylli Limani – 2.500 euro

Nga ana tjetër disa nga këngëtarët dhe artistët e rinj që marrin pjesë në këtë manifestim paguhen vetëm 100 euro. Nga Ministria e Kulturës thonë se këto gjysmë milioni denarë të ndara për “Tingujt e Çarshisë” nuk e dinë saktë se për çfarë do të shpenzohen. Ata thonë se kjo mbështetje vjen me qëllim që të përkujtojë traditën e harruar, t’i rigjallërojë hapësirat e vizituara në mënyrë të pamjaftueshme në Shkup dhe të kontribuojë në emancipimin e mjediseve të pazhvilluara kulturore të Shkupit.

Ministria e Kulturës ka ndarë fondin prej 500 mijë denarë për ‘Tingujt e Çarshisë’. Për mjetet e ndara të këtij manifestimi, nuk kërkojmë raport të detajuar financiar se për çfarë do të shpenzohen – thonë nga Ministria e Kulturës.

Në vitin e 13-të “Tingujt e Çarshisë” po mbahet në Shkup nga 16 – 18 shtator me pjesëmarrjen e artistëve vendorë dhe të huaj në fushën e letërsisë, filmit, artit figurativ, folklorit, muzikës klasike dhe popullore.