Emery iu përgjigjet disa pyetjeve të gazetarëve për Ozil, e ardhmja… Emery iu përgjigjet disa pyetjeve të gazetarëve për Ozil, e ardhmja…
Trajneri i Arsenalit Unai Emery duke analizuar humbjen ndaj West Ham United në konferencën për shtyp pas ndeshjes, iu përgjigj edhe disa pyetjeve të... Emery iu përgjigjet disa pyetjeve të gazetarëve për Ozil, e ardhmja…

Trajneri i Arsenalit Unai Emery duke analizuar humbjen ndaj West Ham United në konferencën për shtyp pas ndeshjes, iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve rreth Mesut Ozil, transmeton Sovrani.info.

Këto ishin fjalët e tij:

“Kemi pasur lojtarë të mjaftueshëm për të fituar sot dhe për të imponuar lojën tonë dhe për të imponuar cilësinë tonë taktike kundër tyre. Ne gjithashtu i respektojmë ata dhe ata kanë lojtarë të mirë. Me mbështetësit e tyre këtu, ata ndihen më të fortë. Ndoshta sa i përketë stolit, disa lojtarë sulmues mund të na kishin ndihmuar. Por unë mendoj se kemi pasur mjaft raste me këta lojtarë.”

Pse nuk u inkuadrua Ozil?

“Ne vendosëm që lojtarët këtu ishin më të mirët për këtë ndeshje. Ne kemi fituar me Ozili, kemi humbur me të. Asnjë lojtar nuk bën dallimin në mes të fitores dhe humbjes së lojës.”

Skuadra tjera interesohen për Ozil?

“Po, por mund të them se ai po punon me ne normalisht këtë javë. Ashtu siç ju thashë, ne kemi fituar dhe humbur me të. Sot lojtarët që ishin këtu janë lojtarët që meritojnë të jenë në këtë ndeshje. Ne mund të kishim fituar ose humbur, ashtu si mundemi me të. Ne vazhdojmë të punojmë me çdo lojtar, sepse ata janë të gjithë të rëndësishëm, por sot vendimi ishte për të ardhur me këta lojtarë.”, përfundoi Emery.   /Sovrani.info/