Emiratet prezantojnë aeroplanin e ri super-luksoz Emiratet prezantojnë aeroplanin e ri super-luksoz
Luksi në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk njeh kufi. Së fundi një kopani ajrore nga Dubai prezantoi aeroplanin Boing 777 super-luksoz të inspiruar nga... Emiratet prezantojnë aeroplanin e ri super-luksoz

Luksi në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk njeh kufi. Së fundi një kopani ajrore nga Dubai prezantoi aeroplanin Boing 777 super-luksoz të inspiruar nga Mercedez-Benz S-Class.

Aeroplani ka 6 suita private të krasit të parë të pajisura me dritare virtuale me qëllim që pasagjerët të mos humbasin asnjë detaj. Dritaret projektojnë pamjet nga jashtë aeroplanit në kohë reale falë një kamere të re inovative dhe shfaqin pamje të të gjithë hapësirës ku qëndron aeroplani. Pasagjerët kanë një pajisje elektrike përmes së cilës shërbimin në dhomë munden ta kërkojnë nga ulëset e tyre komode. Sa u përket ulëseve, dizajnuesit e aeroplanit thonë se ato janë ndërtuar me një teknologji të NASA-së.

“Jemi përpjekur të krijojmë një ambient të mbyllur privat dhe të qetë. Pasagjerët munden të flenë, punojnë, të hanë, të shikojnë një sërë filmash të përzgjedhur ose të bëjnë çfarëdo që të duan”, tha Tim Klark, president i kompanisë ajrore “Emiratet”.

Përveç suitave luksoze bordi i Boing 777 ka edhe kabinat e klasës Biznes dhe Ekonomike. Aeroplani më i ri Emirateve në shërbim komercial do të hyj nga data 1 dhjetor.

Shefkije Alasani