Ende pa i fituar zgjedhjet, Kadri Veseli tregon planin e tij për 100 ditët e para të qeverisjes Ende pa i fituar zgjedhjet, Kadri Veseli tregon planin e tij për 100 ditët e para të qeverisjes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot se plani i tij kundër... Ende pa i fituar zgjedhjet, Kadri Veseli tregon planin e tij për 100 ditët e para të qeverisjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot se plani i tij kundër korrupsionit do të fillojë të realizohet brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes së tij.

Veseli në një intervistë, u shpreh se pas fitimit të zgjedhjeve, qeveria e udhëhequr nga ai do ta formojë Byronë Anti Korrupsion, e cila do të ketë strukturë të posaçme që do të ndërtohet në partneritet të ngushtë me partnerët perëndimorë, konkretisht SHBA-te dhe BE-në.

“Do të jenë veprime konkrete brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes sime, natyrisht në bashkëpunim me ShBA-të dhe partnerët tanë nga Bashkimi Evropian, veprime të cilat do të përfshijë Gjyqësinë, Prokurorinë dhe Policinë, veprime konkrete të cilat kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit, konfiskimin e pasurive, të cilat janë bërë në mënyrë të paligjshme. Për aq sa janë veprime në krijimin e komisionit parlamentar i cili do të udhëhiqet nga opozi ta kundër korrupsionit, veprimet e legalizimit, veprimet e përgjegjësisë civile, penale. Do të thotë është një ndërmarrje e cila do të jetë bukur e gjërë, ku mbi të gjitha qëndron Byroja ekzekutive, një organizim i cili na është kërkuar nga ShBA-të, në mënyrë të veçantë edhe më herët për veprime të cilat janë efikase, konkrete, pa fjalë shumë në luftën kundër njerëzve të cilët po e dëmtojnë pasurinë publike, në luftën e njerëzve të cilët janë të korruptuar dhe të cilët nuk po e dinë kur është fundi”, tha ai.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Byroja Kombëtare Anti-Korrupsion do të realizohet brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes së tij.

Ai tha se do të ketë veprime konkrete ndaj njerëzve që e konsiderojnë vetën të paprekshëm dhe të cilët e dëmtojnë pasurinë publike.