“Ëndrra ime është të drejtoj ekipin e PSG-së” “Ëndrra ime është të drejtoj ekipin e PSG-së”
Pas 6 sezonesh si lojtar dhe një sezon si trajner i ekipit U-19 të Paris Saint Germain, mesfushori italo-brazilian Thiago Motta ka bërë me... “Ëndrra ime është të drejtoj ekipin e PSG-së”

Pas 6 sezonesh si lojtar dhe një sezon si trajner i ekipit U-19 të Paris Saint Germain, mesfushori italo-brazilian Thiago Motta ka bërë me dije se në të ardhmen synon të jetë trajner i ekipit të parë të këtij klubi.

“Për mua është një ëndërr të drejtoj ekipin e PSG-së. E them haptazi këtqë gjë, nuk fshihem. Madje ky është një objektiv për të ardhmen, diçka që më jep energji për të punuar dhe përmirësuar si trajner”, tha Thiago Motta.

Në karrierën e tij si futbollist, Motta luajti për 6 sezone me PSG-në, duke realizuar 12 gola në 232 ndeshje. “I respektoj tifozët. Nuk e them këtë gjë për të dalë kundrë Tuchel, përkundrazi, e mbështes”, tha Motta.