Eriksen-Tottenham, Pochettino zbulon situatën Eriksen-Tottenham, Pochettino zbulon situatën
Christian Eriksen mund të largohet nga Tottenham, por për momentin nuk ka patur ende oferta të parezistueshme. Gjatë një interviste të kohëve të fundit,... Eriksen-Tottenham, Pochettino zbulon situatën

Christian Eriksen mund të largohet nga Tottenham, por për momentin nuk ka patur ende oferta të parezistueshme.

Gjatë një interviste të kohëve të fundit, trajneri i “Spurs-ave”, Mauricio Pochettino, nuk ka përjashtuar mundësinë e shitjes së danezit.

“Shpresoj që të mund të qëndrojë, por askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi trajneri Pochettino. Sinjale merkato ose jo, tekniku i “Spurs-ave” nuk dëshiron të privohet nga mesfushori i tij.

Gjithsesi, për momentin gjithçka mbetet pezull, edhe pse në ditët në vijim situata mund të ndryshojë.