Eshtë “macja e zezë” e Barcelonës : Dy përmbysjet ndaj saj, krenaria e jetës! Eshtë “macja e zezë” e Barcelonës : Dy përmbysjet ndaj saj, krenaria e jetës!
Alisson Becker është bërë “macja e zezë” e Barcelonës . Portieri brazilian ka qenë protagonist i drejtpërdrejtë i dy disfatave të njëpasnjëshme, që skuadra... Eshtë “macja e zezë” e Barcelonës : Dy përmbysjet ndaj saj, krenaria e jetës!

Alisson Becker është bërë “macja e zezë” e Barcelonës .

Portieri brazilian ka qenë protagonist i drejtpërdrejtë i dy disfatave të njëpasnjëshme, që skuadra katalanase ka vuajtur në Ligën e Kampionëve. Më konkretisht, për këtë duhen kujtuar humbjet 3-0 ndaj Romës, në “Olimpico”, vitin e kaluar, dhe 4-0 me Liverpool, në “Anfield”, disa ditë më parë. Dy pika referimi, që e bëjnë të privilegjuar karrierën e portierit brazilian të “Reds”.

Barcelonës

Barcelonës

Vetë Alisson ndihet krenar për këtë. “Këto momente krenarie do të më shoqërojnë mua gjithë jetën. Janë histori për t’ua treguar fëmijëve të mi, nipërve dhe mbesave, – tha ai për “UEFA.com”. – Megjithatë, kam ende për të bërë. Shpresoj se mund ta vazhdojmë këtë histori me vullnetin e Zotit. Fitimi i titullit është qëllimi ynë kryesor”.
“Doreza e Artë” e Premier League, që e ka mbajtur portën të paprekur në 21 raste, e di se për çka po flet. Kur luante me Romën, ai duhej ta vuante në kurriz atmosferën e zjarrtë të “Anfield”.

Në fakt, verdhekuqtë humbën me rezultatin 5-2 në gjysmëfinalen e parë të sezonit të kaluar. “Është e mahnitshme. Kam luajtur kundër Liverpool-it dhe e kam ndier energjinë, që tifozët transmetojnë në fushë. Të shtypin (bëjnë presion) shumë. Nuk është e lehtë për të luajtur aty. Për më tepër, tani që aty kam shtëpinë, jam duke shijuar gjëra të pabesueshme në këtë Champions”, – shtoi portieri brazilian