A është mbuluar me shami Çiljeta? Këngëtarja rrëfen ngjarjen! A është mbuluar me shami Çiljeta? Këngëtarja rrëfen ngjarjen!
Pak ditë më parë Çiljeta publikoi një video në Instagram e mbuluar me shami. Kishte vendosur të mbulohej ? kjo ishte një nga pyetjet... A është mbuluar me shami Çiljeta? Këngëtarja rrëfen ngjarjen!

Pak ditë më parë Çiljeta publikoi një video në Instagram e mbuluar me shami. Kishte vendosur të mbulohej ? kjo ishte një nga pyetjet që që i drejtoheshin drejtpërdrejt këngëtares çfarë kishte ndodhur me të, pse kishte marrë një vendim të tillë.

Ditën e sotme Çiljeta ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon për të folur për përditshmërinë e saj gjatë muajit të Ramazanit, si edhe për të zbuluar këngën e re që do të publikojë shumë shpejt në bashkëpunim me Fatmira Breçanin.

Por gjithashtu, sqaroi edhe postimin e videos e mbuluar me shami pak ditë më parë. Sot, Çiljeta tha se e konsideronte normal postimin e videos së saj, duke treguar se në fakt, prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.

“Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”,- sqaroi ajo.