Radamel Falcao mendon se nuk i është dhënë rasti sa duhet për të treguar vlerat e veta tek Chelsea. Sulmuesi kolumbian ka shprehur frustrimin...

Radamel Falcao mendon se nuk i është dhënë rasti sa duhet për të treguar vlerat e veta tek Chelsea.

Sulmuesi kolumbian ka shprehur frustrimin e tij për mungesën e minutave në fushë dhe sipas tij ky është faji i formës së dobët e jo lëndimet e shpeshta.

Falcao është huazuar tek Chelsea gjatë verës pas një sezoni të dështuar me Manchester Unitedin, ku kishte realizuar vetëm katër gola.

Por ai nuk ka arritur që të bëjë më mirë as me ‘Blutë’, pasi që në 11 paraqitje me kampionët e Anglisë, ka realizuar vetëm një gol.

“E kam sanuar lëndimin në gju”, ka thënë Falcao për ‘Semana’.

“Problemi qëndron te rastet e pakta që më janë dhënë për të luajtur në këtë stinor, në mënyrë që të kthej vetëbesimin dhe të gjejë formën time më të mirë”.

“Nëse do të kisha luajtur rregullisht, nuk do të ishim duke folur për këto gjëra”, deklaroi ish-sulmuesi i Atletico Madridit.