“Familja dhe Shpresa” proteston ndaj Brovinës për publikimin e fotografisë “Familja dhe Shpresa” proteston ndaj Brovinës për publikimin e fotografisë
Shoqata “Familja dhe Shpresa”, përmes një deklarate për media, proteston ndaj deputetes Flora Brovina dhe ndaj mediave të cilat sot kanë publikuar fotografitë e... “Familja dhe Shpresa” proteston ndaj Brovinës për publikimin e fotografisë

Shoqata “Familja dhe Shpresa”, përmes një deklarate për media, proteston ndaj deputetes Flora Brovina dhe ndaj mediave të cilat sot kanë publikuar fotografitë e krimit të rëndë të përdhunimit të një femre nga kriminelët serbë.

“‘Familja dhe Shpresa’ i bashkëngjitet protestës të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) ndaj zonjës Brovina e cila në mënyrë të paskrupullt shkeli pa asnjë ndërgjegje mbi dinjitetin e viktimës dhe të gjitha viktimave të tjera të krimeve të rënda të luftës, në këtë rast të të përdhunuarave. Kjo është torturë e pafalshme e zonjës Brovina ndaj nesh, të mbijetuarve të luftës, për llogari politike të saj dhe rrethit të saj”, thotë kjo organizatë.Sipas kësaj organizate, këso lloj të dëshmive duhet që të përdoren si dëshmi në gjykata, pra në hapësira të mbyllura dhe të caktuara të organeve të drejtësisë, përkatësisht atje ku duhet të trajtohen dhe gjykohen krimet e luftës dhe jo në publik.

“Dhembjet e luftës, ne të mbijetuarit ende jemi duke i përjetuar në mënyra të ndryshme tash e 20 vite, por bërja publike e dëshmive të këtilla siç bëri deputetja Brovina dhe një pjesë e mediave pa asnjë kriter moral, etik, pa asnjë ndjenjë shpirtërore e as respekti të dinjitetit për viktimën është i padurueshëm. Ftojmë dhe lusim të gjitha mediat që urgjentisht të largojnë nga faqet e tyre të internetit dhe nga llogaritë e tyre të rrjeteve sociale këto fotografi”, thotë kjo organizatë.Në të njëjtën kohë, ftojmë edhe qytetarët të cilët pa menduar dhe pa vetëdije i kanë shpërndarë të njëjtat që t’i shlyejnë ato menjëherë nga rrjetet e tyre sociale.