Familjarët e ‘Grupit Kumanova” kërkojnë drejtësi përmes hetimit ndërkombëtar Familjarët e ‘Grupit Kumanova” kërkojnë drejtësi përmes hetimit ndërkombëtar
Të akuzuarit për rastin te ‘Lagjia e Trimave” janë paraqitur para trupit gjykues në seancën gjyqësore. Të akuzuarit përmes një kërkese me shkrim po... Familjarët e ‘Grupit Kumanova” kërkojnë drejtësi përmes hetimit ndërkombëtar

Të akuzuarit për rastin te ‘Lagjia e Trimave” janë paraqitur para trupit gjykues në seancën gjyqësore.

Të akuzuarit përmes një kërkese me shkrim po kërkojnë hetim ndërkombëtar lidhur konfliktin që ndodhi para 4 viteve në Kumanovë.

 

 

Një familjare e këtij grupi që po priste jashtë ndërtesës ku po mbahet seanca për Indeksonline ka thënë se pret drejtësi për anëtarët e këtij grupi.

“Jam halla e Enverit, Nexhmie Maloku. Jam ardh prej Zvicrës për të. Kërkojmë drejtësi dhe me ua heqë disa vite burg, i ka edhe 47 vite burg, janë shumë… vdes në burg. Unë për herë të parë kam ardh sepse nuk kanë lejuar. Por, ne kontaktojmë me telefon, një ose dy herë në javë. Janë të pafajshëm të gjithë, por janë manipulu, dikush ua ka bërë këtë. Ne vetëm po kërkojmë drejtësi”, ka thënë ajo.

Ndryshe sot brenda seancës kishte një atmosferë të tensionuar, ku kërkesat e ‘Grupit Kumanova’ ishte hetim ndërkombëtar për rastin./Indeksonline/