Fatos Kongoli shpallet autori shqiptar i vitit Fatos Kongoli shpallet autori shqiptar i vitit
Në kuadër të Panairit të 21-të Librit në Prishtinë, sot janë ndarë çmimet tradicionale të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, përcjell albinfo.ch. Çmimin “Autori... Fatos Kongoli shpallet autori shqiptar i vitit

Në kuadër të Panairit të 21-të Librit në Prishtinë, sot janë ndarë çmimet tradicionale të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Çmimin “Autori i vitit shqiptar” iu nda shkrimtarit Fatos Kongoli, me veprën “Gënjeshtarë të vegjël” botuar nga Toena. Shkrimtari 75 vjeçar ka fituar edhe cmime të tjera, e librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Ardhja e Kongolit në këtë edicion të panairit, po ashtu u mirëprit nga lexuesit shqiptarë. Nuk ishin të paktë lexuesit që shkuan dhe e vizituan në stendën e botuesit të tij, pikërisht për ta takuar Kongolin.


Nga ShBK kanë njoftuar edhe për çmimet tjerë që u ndanë në kuadër të këtij panairi. Juria e përbërë nga Behar Gjoka, Marigonë Kelmendi Imer Topanica, ndanë këto çmime:

1. Çmimi për veprën më të mirë në letërsinë për fëmijë: Anila Kruti me librin Flutura e majit, botuar nga Toena

2. Çmimi “Stenda më e vizituar”: Shtëpia Botuese “Botart”

3. Çmimi për përkthimin më të mirë të vitit: përkthyeses Saverina Pasho për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera, botuar nga Dituria

4. Çmimi për veprën më të mirë nga fusha e publicistikës: Mirela Oktrova për librin “55 ditë” botuar nga Onufri

5. Çmimi për veprën më të mirë në poezi: Ismail Syla për veprën “Sfinksi pyet sërish” botuar nga Buzuku

6. Çmimi për veprën më të mirë në prozë: Kim Mehmeti për veprën “Lutjet e mesnatës” botuar nga Agora

7. Çmimi për veprën kapitale: Shtëpisë botuese “Meshari” për kompletin e veprimtarisë letrare të Ymer Elshanit

8. Çmimi “Autori i vitit i huaj” për shkrimtarin Jacques Baudouin, me veprën “Lindja e një demokracie” botuar nga Buzuku

9. Çmimi “Autori i vitit shqiptar” për shkrimtarin Fatos Kongoli, me veprën “Gënjeshtarë të vegjël” botuar nga Toena

Panairi i Librit Prishtina 2019 u hap më 5 qershor në Pallatin e Rinisë, dhe do të mirëpresë lexues e dashamirë të librit deri nesër (9 qershor).