Federer në gjysmëfinale Federer në gjysmëfinale

Federer në gjysmëfinale

Sport 26 January, 2016, 19:01

Rodger Federer është kualifikuar për në gjysmëfinale të Australian Open. Tenisti zviceran ka mposhtur Thomas Berdychin pas vetëm tre seteve për të kaluar në... Federer në gjysmëfinale

Rodger Federer është kualifikuar për në gjysmëfinale të Australian Open.

Tenisti zviceran ka mposhtur Thomas Berdychin pas vetëm tre seteve për të kaluar në mesin e katër më të mirëve të grandslamit australian.

Federer hasi në vështirësi vetëm në setin e parë të cilin e fitoi 7-6, ndërsa në dy të tjerët e kaloi lehtësisht çekun Berdych, duke e mundur 6-2 dhe 6-4. Në gjysmëfinale, mbreti i tenisit, do të ndeshet me serbin Novak Gjokoviq, i cili u tregua më i fortë se japonezi Kei Nishikori, të cilin e mundi 6-3, 6-2 dhe 6-4.

Në konkurrencën e femrave, Serena Willimas mposhti rusen Maria Sharapova 6-4 dhe 6-1, ndërsa në çiftin tjetër të çerekfinaleve, u ndeshën Agnieszka Radwanska dhe spanjollja Carla Suarez Navarro. Polakja tregoi forcën e saj duke triumfuar 6-1 dhe 6-3 dhe në gjysmëfinale do të takohet me tenisten numër një të botës Serena Willimas.