Ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë muajve të verës stilistja Bora Kokëdhima, vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima është lidhur në fejesë. Përmes fotos së publikuar...

Ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë muajve të verës stilistja Bora Kokëdhima, vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima është lidhur në fejesë.

Përmes fotos së publikuar prej saj shohim se ceremonia e fejesës së saj ka qenë madhështore dhe me shumë të ftuar, shkruan gazeta Express. Megjithatë Bora është kujdesur që kjo festë të qëndrojë privatë dhe një pjesëz të saj ka vendosur t’a publikojë vetë. Në këtë foto ajo ka pozuar së bashku me babain e saj dhe shkruan: “Ishte nata më e bukur e jetëve tona, fejesa ime,”-shkruan Bora krahas fotos. Megjithatë sërish ajo nuk ka publikuar asnjë foto të të fejuarit të saj në rrjete sociale.