Feronikeli: “Plisat” le të vijnë, por jo si grup i organizuar Feronikeli: “Plisat” le të vijnë, por jo si grup i organizuar
Feronikeli e sqaron për Gazetën Express situatën rreth stadiumit “Rexhep Rexhepi”, ku të dielën e pret Prishtinën në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit... Feronikeli: “Plisat” le të vijnë, por jo si grup i organizuar

Feronikeli e sqaron për Gazetën Express situatën rreth stadiumit “Rexhep Rexhepi”, ku të dielën e pret Prishtinën në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit

Feronikeli ka konfirmuar për Gazetën Express se nuk do t’u jap bileta tifozëve të Prishtinës, “Plisave”, për ndeshjen e madhe të së dielës ndërmjet këtyre dy skuadrave, e cila e përcakton edhe kampionin.

Feronikeli ka njoftuar se i mirëpret “Plisat” në Drenas, por jo në mënyrë të organizuar. “Stadiumi aktualisht ka kapacitet për rreth 2 mijë persona. Shkaku që stadiumi nuk ka ende ulëse nuk mund te dalim me një numër të saktë të kapacitetit”, thotë “Nikli”.

“Për shkak se stadiumi është në rinovim prej vitit të kaluar kemi mbetur vetëm me një pjesë të tribunës dhe për shkak të rëndësisë së ndeshjes e kërkesës së madhe për bilete, nuk kemi mundur të sigurojmë bileta për grupe ne mënyrë të organizuar”, thotë Feronikeli për “Gazetën Express”.

“Sidoqoftë, “Plisat” dhe secili tifoz i Prishtinës janë te mirëpritur dhe mund t’i blejnë biletat”, shton klubi nga Drenasi.