FFK vjen me njoftim të rëndësishëm për klubet kosovare FFK vjen me njoftim të rëndësishëm për klubet kosovare
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njofton se afati kalimtar për futbollistë mbyllet më 31 janar, raporton Gazetaolle.com. FFK apelon klubet që t’i paraqesin... FFK vjen me njoftim të rëndësishëm për klubet kosovare

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njofton se afati kalimtar për futbollistë mbyllet më 31 janar, raporton Gazetaolle.com.

FFK apelon klubet që t’i paraqesin kërkesat për futbollistë me kohë.

“Njoftohen klubet që afati kalimtar i dimrit për futbollistë do të përfundojë më 31 janar, andaj ftohen që të gjitha lëvizjet e futbollistëve t’i paraqesin me kohë në administratën e FFK-së në mënyrë që të shmanget tollovia në ditët e fundit të afatit kalimtar. Po ashtu njoftohen klubet dhe opinioni i gjerë se tashmë selia e FFK-së ndodhet në objektin e ri, në afërsi të “Termkosit” dhe hotel “Victoria””, thuhet në njoftimin e FFK-së.