Filarmonia e Kosovës pjesë e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan Filarmonia e Kosovës është e ftuar në koncertin për nder të shenjtërimit të...

Filarmonia e Kosovës pjesë e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan

Filarmonia e Kosovës është e ftuar në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës me 3 Shtator në Vatikan (Itali) organizuar nga znj. Diana Toska, Ipeshkvia e Kosovës dhe mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Pjesëmarrës do të jenë emra e artistë të njohur të skenave botërore si: Inva Mula, Ermonela Jaho, Elbenita Kajtazi, Shkëlzen Doli, Ramë Lahaj, Rita Ora, Andi dhe Lumi nga Filmi “Shok”, Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, Dom Lush Gjergji.etj. Poashtu, filarmonia është plotësuar edhe me instrumentistë nga Shqipëria.

Filarmonia do të udhëhiqet nga dirigjentët: Bujar Llapaj, Baki Jashari dhe Rafet Rudi.

Sovrani.info, në lidhje me këtë udhëtim të Filarmonisë jashtë vendit, ka kontaktuar me Meriton Ferizin, pjesë e stafit të Filarmonisë së Kosovës.

Ai ka thënë se rëndësia e këtij koncerti është shumë e madhe pasi që, kjo prezanton më së miri vlerat e popullit shqiptar.

“Rëndësia e këtij koncerti është shumë e madhe pasiqë e prezanton kulturën, traditën, vlerat humanitare të popullit shqiptar dhe vulosjen e shumë paragjykimeve për prejardhjen e Nënës Terezë, si ashtu njohjen e popullit shqiptar përmes këtyre figurave me peshë dhe rëndësi botërore”, tha Ferizi për Sovrani.info.