Sot në një konferencë të mbajtur për media, Filarmonia e Kosovës bëri publik programi i koncertit të madh 125 instrumentistë dhe korist të Filarmonisë...

Sot në një konferencë të mbajtur për media, Filarmonia e Kosovës bëri publik programi i koncertit të madh

125 instrumentistë dhe korist të Filarmonisë së Kosovës do të jenë pjesë e koncertit të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, që do të performojnë krahas solistëve të mëdhenj shqiptarë të njohur edhe ndërkombëtarisht.

Kësisoj sot (e hënë) në një konferencë të mbajtur për medie nga Filarmonia e Kosovë u bë publik programi i koncertit të madh, që do ti ketë tre dirigjentë siç janë Bujar Llapaj njëherësh edhe drejtor artistik i programit, Baki Jashari dhe Rafet Rudi i cili dirigjon korin e Filarmonisë së Kosovës, të quajtur “Akapella”, ku edhe do ta hapë gjithë programin.

Poashtu në këtë koncert në veprën për Nënën Terezë, e cila do të jepet premierë, do të paraqitet Kreshnik Aliçkaj si dhe Genc Tukiqi,autori i “Valsit hyjnor”, që njihet edhe si himni i Nënës Terezë.