Fillon takimi Thaçi – Haradinaj –  Veseli Fillon takimi Thaçi – Haradinaj –  Veseli
Para pak minutash ka nisur takimi mes presidentit të vendit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate,... Fillon takimi Thaçi – Haradinaj –  Veseli

Para pak minutash ka nisur takimi mes presidentit të vendit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky takim është inicuar nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe po mbahet në zyret e tij.

Klan Kosova mëson se në këtë takim do të diskutohet për platformën e dialogut si dhe taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.