Filmi dokumentar artistik për Zahir Pajazitin premierë botërore në “PriFest” Filmi dokumentar artistik për Zahir Pajazitin premierë botërore në “PriFest”
Nga data 16 deri më 21 korrik do të mbahet edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”. Në mesin e 70 filmave... Filmi dokumentar artistik për Zahir Pajazitin premierë botërore në “PriFest”

Nga data 16 deri më 21 korrik do të mbahet edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”.

Në mesin e 70 filmave që do të shfaqen në kuadër të edicionit të 11-të “PriFest”, është edhe premiera botërore e filmit dokumentar artistik për heroin kombëtar, Zahir Pajaziti.

Ky film është realizuar nga dy regjisorë të rinjë të talentuar, Valdrin Fetahu dhe regjisori amerikan, Daglas Back. Këtë e bëri të ditur për RTV21, drejtoresha e festivalit “PriFest”, Vjosa Berisha, në një intervistë në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”.

Filmi do të shfaqet në kinemanë e hapur që do të vendoset në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet. Sipas Berishës, ky dokumentar është premiera e shtatë botërore në PriFest dhe tregoi ekskluzivisht për RTV21 se ky dokumentar do të shfaqet në hapje të festivalit.

Përveç këtyre shtatë premierave botërore, drejtoresha e festivalit njoftoi se rreth 63 filma do të jenë premierë në PriFest, ndër to 19 premiera regjionale, 32 premiera kosovare, 1 evropiane, 5-6 ndërkombëtare. Intervistën e plotë me drejtoreshën e festivalit, Vjosa Berisha, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.