Filmi ‘Home’ me premierë botërore Filmi ‘Home’ me premierë botërore
Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, i regjisores More Raça, do ta ketë premierën botërore në edicionin e 24-të festivalit, Raindance Film Festival në... Filmi ‘Home’ me premierë botërore

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, i regjisores More Raça, do ta ketë premierën botërore në edicionin e 24-të festivalit, Raindance Film Festival në konkurrencën zyrtare.

Në një njoftim për media, është bërë e ditur se ky festival, në të cilin është pranuar filmi “Home”, do të mbahet nga 21 shtator deri me 2 tetor 2016 në Londër.“Raindance Film Festival është festival i kategorisë ‘A’ dhe një nga festivalet më të mëdha në Evropë. Këtë vit kanë konkurruar mbi 6000 filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.

Festivali Raindance është zyrtarisht i njohur nga Academy of Motion Picture Arts and Science dhe nga British Academy of Film and Television. Filmat e shkurtër të zgjedhur nga juria e festivalit do të kualifikohen për nominim për Oscar® dhe Bafta”, thuhet në njoftim.  Nga njoftimi, bëhet e ditur se Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

“Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.‘Home’ është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.