Një gjë të tillë e konfirmoi për KultPlus, vetë regjisori Raçaj, i cili tregoi se ky është një nga festivalet më të mëdha në...

Një gjë të tillë e konfirmoi për KultPlus, vetë regjisori Raçaj, i cili tregoi se ky është një nga festivalet më të mëdha në botë për kolonen zanore.

“Etjet e Kosovës”, filmi i parë i prodhuar me shirit filmik pas luftës së fundit në Kosovë, i cili erdhi nën regjinë e Sunaj Raçës, është nominuar në kategorinë Best Score for a Produced Film në World Film and Music Festival, ku muzika e filmit është kompozuar nga Marian Necak. Një gjë të tillë e konfirmoj vetë regjisori Raçaj, i cili tregoi se ky është një nga festivalet më të mëdha në botë për kolonen zanore.

“Filmi ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale dhe tash pas 10 vitesh, nominohet për kolonën zanore në këtë festival. Lajm shumë i mirë për mua dhe gjithë ekipin. Filmi fokusohet tek pasojat e luftës në Kosovë dhe është një film i gjallë, plot temperament që sjellë shumë emocione”.

Në rolet kryesore të këtij filmi janë: Faruk Begolli ,Tinka Kurti, Rajmonda Bulku, Sheqerie Buqaj , Blerim Destani, Sunaj Raça.
World Film and Music Festival, mbahet në Montreal midis datave 22-25 shtator 2017.

20161219131016374