Filmi ‘Zana’ i Antoneta Kastratit shfaqet premierë në festivalin e Torontos Filmi ‘Zana’ i Antoneta Kastratit shfaqet premierë në festivalin e Torontos
Filmi i gjatë artistik “Zana” i Antoneta Kastratit do ta ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në Kanada, që mbahet... Filmi ‘Zana’ i Antoneta Kastratit shfaqet premierë në festivalin e Torontos

Filmi i gjatë artistik “Zana” i Antoneta Kastratit do ta ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në Kanada, që mbahet me 5 deri më 15 shtator 2019.

Lajmi për suksesin e filmit “Zana” është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Filmi “Zana” është  një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të behët nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Ky film  është mbështetur nga Qendra Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision Neë Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe Komuna e Pejës.

Projekti filmik “Zana” ishte poashtu pjesëmarrës i Midpoint Feature Launch 2017, fitues i Midpoint Development Award, dhe pjesëmarrës i Midpoint Editing Room.

Në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca.